Një qen është therur në qendër të Prishtinës.
Avokati Arianit Koci ka publikuar video dhe fotografi të qenit dhe ka thënë se qeni është therur nga një person qenin e të cilit kinse ia kishte sulmuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa, ka theksuar se nuk mund të lihen pa u ndëshkuar personat që sillen në qendër të qytetit me thikë, Koci i ka bërë thirrje Policisë që të veproj.
“Në qendër të Prishtinës, te Urban lounge, një person rreth të 30-ave, e ka therrë me thikë disa herë këtë qen plak të rrugës - thuaja pa dhëmb, për shkak se ia paska sulmuar qenin Chow Chow. Paramendoni, në qendër të Prishtinës e nxjerrë thikën”, ka shkruar Koci.
Avokati ka thënë sipas informacioneve, qeni është therur pesë herë së paku.
Koci ka shkruar derisa Policia ka qenë e njoftuar për rastin, ka treguar indiferencë duke thënë se “komuna i ka fajet”. Ka shtuar se thika cilësohet armë dhe personi do të duhej të arrestohej për të.