Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

500 mijë kërkesa për 11 mijë vende për ta parë Xhekon

Sulmuesi Edin Xheko

Edin Xheko do të luajë për Bosnjë-Hercegovinën për herë të fundit ndaj Suedisë më 2 tetor. Dhe afro 500 mijë kërkesa ka pranuar Federata e Futbollit e Bosnjë-Hercegovinës për 11 mijë ulëset e stadiumit “Bilino Polje”. 

Do të jetë ndeshja përshëndetëse e Xhekos me fanellën e shtetit të tij. 

Të gjitha biletat janë shitur brenda 14 minutave. 

Biletat kanë kushtuar nga 30 deri në 500 euro. 

Xheko debutoi në vitin 2007 me Bosnjë-Hercegovinën, ndërsa në 151 paraqitje ka realizuar 73 gola.