Para shkollës fillore të mesme të ulët “Naim Frashëri”, në Prishtinë, të martën në mesditë u mbajt protesta e Këshillit të Prindërve kundër grevës në arsim.
Vlora Vokshi nga Këshilli i Prindërve, tha se mosmbajtja e mësimit po ndikon negativisht te fëmijët, duke shtuar se po neglizhohet mirëqenia e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo u ka bërë thirrje të gjitha palëve që sa më shpejtë të bëjnë zgjidhje për të mirën e përgjithshme, por assesi “duke cenuar të drejtën e shkollimit të fëmijëve”.
Sipas saj, çdo përpjekje për ta shfrytëzuar protestën si përkrahje të ndonjërës palë, është e gabuar dhe tendencioze.
“Ne ndjehemi tejet të zhgënjyer dhe të indinjuar për prolongimin e një epilogu ndërmjet Qeverisë dhe SBAShK e që respektivisht ndikon negativisht në fëmijët tonë. Po bëhet pothuajse një muaj që fëmijët janë jashtë objekteve shkollore dhe në këtë vazhdë të mosmarrëveshjeve po neglizhohet mirëqenia e fëmijëve tonë, respektivisht e ardhmja e Kosovës”, tha Vokshi. /EO