Ushtria izraelite ka thënë se ka shkatërruar një kompleks të madh nëntokësor të operuar nga Hezbollahu në jug të Libanit.
Sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), për shkatërrimin e dy tuneleve, me gjatësi totale mbi dy kilometra, nën kreshtën Ali Taher, janë përdorur më shumë se 1,000 tonë eksplozivë.
Shpërthimi shkaktoi aktivitet sizmik të barabartë me një tërmet me magnitudë 4.1, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).
Hezbollahu dhe qeveria libaneze nuk kanë reaguar menjëherë publikisht ndaj deklaratave të ushtrisë izraelite.
Forcat izraelite morën kontrollin e kreshtës Ali Taher javën e kaluar, pas disa muajsh luftime me grupin e mbështetur nga Irani. Ushtria izraelite aktualisht kontrollon një pjesë të madhe të jugut të Libanit, të pushtuar pas rifillimit të konfliktit me Hezbollahun në mars.
“Qielli u ndriçua dhe rreth 15 sekonda më vonë dëgjuam një zhurmë tmerruese. Shtëpia u dridh e tëra, sikur të ishte fjalë për fjalë një tërmet”, ka thënë Ahamed, banor i Nabatiehut, rreth gjashtë kilometra në perëndim të kreshtës.