Deputetët e LDK-së e kanë lëshuar sallën në vazhdimin e seancës konstituive sot pasi kanë kërkuar që fillimisht të zgjidhet nënkryetari i Kuvendit nga PDK-së.
Sipas deputetes së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, është e padrejtë që të hidhet në votim kandidati i partisë së tretë pa u zgjidhur ai i partisë së dytë.
“Bëjmë thirrje që të shterohen të gjitha mundësitë për diskutim (me PDK-në). Nuk kemi të drejtë ta vazhdojmë seancën përderisa nënkryetari i partisë së dytë nuk është zgjidhur. Duhet të respektohet procedura. Kalimi te grupi i tretë nuk kemi të drejtë. Nuk marrim pjesë në votim as nuk iu rekomandojmë ta hidhni në votim”, ka thënë ajo, duke shtuar se konsiderojë se partia e parë nuk i ka shteruar të gjitha mundësitë për diskutim.
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu këmbënguli që të vazhdohet me propozimin e LDK-së, duke konsideruar se me mospjesëmarrjen e saj, PDK-ja po heq dorë nga e drejta kushtetuese për propozimin e nënkryetarit të Kuvendit.
Në seancën e mëhershme sot, PDK-ja e lëshoi sallën pasi VV-ja nuk ia votoi Vlora Çitakun për nënkryetare, pavarësisht se PDK-ja e votoi Ardian Golën e VV-së.
LIVE: Ndërpritet seanca konstituive, vazhdon të dielën
-
Lushaku: Presim që pas konsultimeve, ta vazhdojmë konstituimin
-
PDK-ja lëshon sallën pasi VV-ja nuk ia votoi propozimin për nënkryetar
-
Nis mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e Abdixhikut
-
LDK-ja mban Kuvend: Kryetar i ri apo vazhdim me Abdixhikun
-
Mblidhet kryesia e LDK-së, do të nominohet kandidati për kryeministër