Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi i Prishtinës nis me bojkotin e opozitës

Mbledhja e Kuvendit Komunal të Komunës së Prishtinës ka nisur me bojkotimin e seancës nga opozita.

Për të dytën herë, pas mbledhjes të së hënës, Vetëvendosje ka lëshuar sallën në pikën e rendit të ditës ku ishte paraparë dhënia e informatave lidhur me raportin vjetor të aksionarëve për kompaninë “Pastrimi”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Opozita ka thënë se nuk ka asgjë kundër kësaj pike të rendit të ditës, por ka lëshuar sallën duke akuzuar pushtetin se s’po pranon bashkëpunim.

“Dalja jone nga salla nuk ka të bëjë me rekomandimet e propozuara për kompaninë ‘Pastrimi’, por është përgjigje për arrogancën dhe mungesën e bashkëpunimit nga ana e pushtetit. Ne vazhdimisht votojmë dhe i përkrahim shumicën e propozimeve që vijnë në seancë e që janë në të mirë të qytetit kurse pushteti me arrogancën e numrave vazhdimisht i mbivoton propozimet tona. Rasti i fundit ishte propozimi ynë për të diskutuar mbi situatën e fundit në NPB, por që nuk kaloi për shkak se PDK dhe LDK votuan kundër”, ka thënë Gëzim Sveçla, shef i asamblistëve të VV-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Pasi është hequr kjo pikë nga rendi i ditës, Vetëvendosje është kthyer në seancë, duke mundësuar edhe kuorumin për vazhdimin e seancës.