Arbëri

Ndërpritet seanca në Kuvendin Komunal të Prishtinës, opozita lëshon sallën

Opozita në Kuvendin Komunal të Prishtinës ka ndërprerë seancës e së hënës, duke lëshuar sallën.

Asamblistët dolën nga seanca, me arsyetimin se kërkesat e tyre nuk po përfillen, derisa në ato momente pika e rendit të ditës ishte buxheti.

Asamblistët opozitarë kanë paralajmëruar takim me kryetarin e komunës, Përparim Rama në orën 13:00, e pas takimit pritet të vendoset nëse do të vazhdojë mbledhje.

Kjo nuk është hera e parë që dështon të mbahet seanca në Prishtinë për shkak të kuorumit.