Trafiku Urban i Prishtinës ka njoftuar të enjten, se nga 25 qershori do të rikthehet qarkullimi i autobusëve të linjës 3 në rrugën “Muharrem Fejza”.
“Njoftojmë të gjithë qytetarët se nga data 25.06.2022 rikthehet qarkullimi i autobusëve të linjës Nr.3 në drejtim të rrugës ‘Muharrem Fejza’ sipas itinerarit dhe rendit të udhëtimit të mëhershëm”, thuhet në njoftim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAutobusët e linjës 3 e kanë ndërprerë qarkullimin në “Muharrem Fejza” për shkak të punimeve të tejzgjatura që u kryen në këtë rrugë. Punimet kanë përfunduar disa javë më parë.