Nga e hëna (3 korrik) deri më 14, do të mbyllet qarkullimi për automjete dhe mjete të transportit në bulevardin “Xhorxh Bush” në Prishtinë.
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se kjo mbyllje është bërë që t’i mundësohet Universitetit Ndërkombëtar Veror t’i zhvillojë aktivitetet në bulevard.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa po ashtu ka njoftuar për ndryshimin e qarkullimit të autobusëve të “Trafikut Urban”.
“Ndërsa rrjedha e qarkullimit të autobusëve të Ndërmarrjes Publike Komunale "Trafiku Urban" në linjat 1, 1A, 3, 4, dhe 7C do të ndryshojë. Tani autobusët do të qarkullojnë nga sheshi “Xhorxh Bush” në drejtim të Bulevardit ‘Bill Kllinton’ dhe do të përshkojnë rrugën ‘Robert Doll’”, është njoftuar nga Komuna e Prishtinës.