Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qendra e Prishtinës e bllokuar qe dy javë për “tregun veror” që po vonohet

Gjatë tërë muajit korrik rruga “Xhorxh Bush” ka qenë më shumë e mbyllur për autobusë e taksi të transportit publik nga aktivitete të ndryshme.

Me 19 korrik, Komuna e Prishtinës hapi shpalljen për “tregun veror” duke u dhënë mundësi aplikimi gastronomëve deri me 28 korrik.

Tërë këtë kohë rruga ka qëndruar e mbyllur bashkë me kiosqet e vendosura përgjatë rrugës.

Megjithatë tregu që duhej të niste në ditët e para të gushtit, pritet të nis javën tjetër, nëse sërish nuk ka vonesa organizimi.

Në publikimin e 49 përdoruesve të shtëpizave prej druri thuhet : “Për bizneset përfituese tregu do të hapet më datë 14.08.2023 (e hënë)”.

Komuna e Prishtinës nuk ka dhënë arsye për vonesa derisa drejtori i shërbimeve publike, Ilirik Musliu deklaroi se rruga “Xhorxh Bush”, do të jetë e mbyllur me "tregun veror" deri në fund të shtatorit.

“Ne nuk e kemi bllokuar komunikacionin, Prishtina kaherë ka probleme me trafik. Rruga do të jetë e mbyllur edhe në shtator pavarësisht a fillojnë shkollat”, ka thënë Musliu.

Edhe Bizneset ftohen të aplikojnë për Tregun Veror në Prishtinë, hapet më 15 gusht Arbëri Bizneset ftohen të aplikojnë për Tregun Veror në Prishtinë, hapet më 15 gusht

Me hapjen e shkollave dhe përfundimit të pushimeve verore, ditët e punës në kryeqytet karakterizohen me tollovi në trafik.

Prishtina "tregun veror" zakonisht e ka organizuar mes korrikut e gushtit për tu shfrytëzuar edhe nga mërgimtarët.

{gallery}