Komuna e Prishtinës ka ftuar të gjitha bizneset që deri më datën 7 gusht të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Tregut Veror që do të hapet më 15 gusht në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë.
“Po vjen Tregu Veror në Prishtinë! Nga data 15 Gusht deri më 15 Shtator 2024, rruga ‘Xhorxh Bush’ do të shndërrohet në një vend argëtimi me 40 shtëpiza druri, muzikë, ushqim dhe pije të mrekullueshme! Ku? Nga kryqëzimi me Rr. ‘Bill Klinton’ deri tek kryqëzimi me Rr. ‘Garibaldi’. Orari? Çdo ditë nga ora 10:00 deri në orën 24:00”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Artikuj të ngjashëm
-
Qendra e Prishtinës e bllokuar qe dy javë për “tregun veror” që po vonohet
-
Përgatitjet finale, “Verë n’dimër” fillon të dielën në ora 18:00
-
“Akull n’verë” në Prishtinë nis me vonesë, bizneset presin vizitorë
-
Komuna ndërron qasje: pret leje vetëm për infrastrukturë nëntokësore në “Xhorxh Bush”
-
Komuna e Prishtinës cakton lokacionin për shitjen e kafshëve për Bajram