Metro

Rama: Do të ndryshohet rregullorja e “Prishtina Parking”

 

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar ndryshim të rregullores së ndërmarrjes publike “Prishtina Parking”.

Rama në një postim në Facebook pas takimit me anëtarët e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Planifikim dhe Zhvillim, ka thënë se ka ftuar anëtarët e këtij komisioni të jenë pjesë e grupit punues që është formuar për të plotësuar dhe ndryshuar rregulloren e “Prishtina Parking”.