Metro

Pacolli: “Prishtina Parking” po i shkel në baza ditore të drejtat e qytetarëve

 

Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, njëherit kryetare e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim Hapësinor dhe Zhvillim, është takuar sot me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

Pacolli në një postim në Facebook ka thënë se ia ka paraqitur Ramës shqetësimet që qytetarët e Prishtinës i kanë adresuar te Komisioni, veçanërisht për ndërmarrjen publike “Prishtina Parking”.