Pak pasi emisioni 038 në KTV raportoi për alarmin e ekspertëve lidhur me Arrën e Hindit, Komuna e Prishtinës ka nisur të bëjë eliminimin e drurit të dëmshëm.
Të martën, Komuna ka njoftuar se në një ishull në mes të rrugës “Agim Ramadani” ka hequr një arrë të tillë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sipas ekspertëve, Arra e Hindit njihet si lloji i drurit që shkakton dëme në infrastrukturë rrugore, objekte dhe shtëpi, dëmtimin e kanalizimeve, në tharjen e llojeve autoktone të drunjëve por edhe në shëndetin e njeriut duke liruar materie toksike. Komuna e Prishtinës do të vazhdojë aksionin për eliminimin e këtij lloji të drurit me qëllim të parandalimit të dëmeve që ky lloj i drurit shkakton”, thuhet në njoftim të Komunës.
Në qershor, emisioni 038 raportoi për drurin ndaj të cilit nga ekspertët e mjedisit u ngrit alarmi për dëmet që i shkakton vendit.