Pak pasi emisioni 038 në KTV raportoi për alarmin e ekspertëve lidhur me Arrën e Hindit, Komuna e Prishtinës ka nisur të bëjë eliminimin e drurit të dëmshëm.
Të martën, Komuna ka njoftuar se në një ishull në mes të rrugës “Agim Ramadani” ka hequr një arrë të tillë.
“Sipas ekspertëve, Arra e Hindit njihet si lloji i drurit që shkakton dëme në infrastrukturë rrugore, objekte dhe shtëpi, dëmtimin e kanalizimeve, në tharjen e llojeve autoktone të drunjëve por edhe në shëndetin e njeriut duke liruar materie toksike. Komuna e Prishtinës do të vazhdojë aksionin për eliminimin e këtij lloji të drurit me qëllim të parandalimit të dëmeve që ky lloj i drurit shkakton”, thuhet në njoftim të Komunës.
Në qershor, emisioni 038 raportoi për drurin ndaj të cilit nga ekspertët e mjedisit u ngrit alarmi për dëmet që i shkakton vendit.
-
Alarmojnë ekspertët: Arra toksike duhet larguar nga Prishtina
-
Komuna e Prishtinës nis heqjen dhe krasitjen e druve të dëmtuar
-
Qytetarët kërkojnë vlerësim e kompensim për shtëpitë e shembura në Rrugën A
-
Dëme materiale nga erërat, Komuna e Prishtinës bën thirrje për kujdes
-
Institucionet e trashëgimisë i kërkojnë Komunës që të mos punojë pa leje te rruga “Agim Ramadani”