Komuna e Prishtinës ka njoftuar të mërkurën se ka nisur heqjen dhe krasitjen e druve të dëmtuar që paraqesin rrezik potencial si rezultat i kushteve të rënda atmosferike.
“Komuna e Prishtinës nëpërmjet Hortikulturës dhe Organit Mbikëqyrës është në proces të vazhdueshëm të identifikimit dhe eliminimit të druve të dëmtuar të cilët paraqesin rrezik potencial si rezultat i kushteve të rënda atmosferike, si dhe krasitjes së disa prej tyre për të evituar rrezikun nga kabllot e rrymës”, thuhet në njoftimin e Komunës në Facebook.
Sipas njoftimit, deri tash është bërë realizimi i prerjeve dhe krasitjeve në rrugën "Abedin Rexha" dhe në "Parkun e Qytetit".
Gjatë ditës së sotme, planifikohet procedurë e njëjtë edhe në “Tauk Bashqe”, rrugën “Simon Shiroka” – qendër, rrugën “Jonuz Zejnullahu” dhe në vende të tjera që paraqesin rrezik për qytetarët.
Të hënën pas rrëzimit të një lisi në qendër të Prishtinës, një 30-vjeçar vdiq, ndërsa një grua mbeti e lënduar rëndë.
Komuna e Prishtinës nëpërmjet Hortikulturës dhe Organit Mbikqyrës është në proces të vazhdueshëm të identifikimit dhe...
Posted by Komuna e Prishtinës on Wednesday, June 8, 2022
-
Komuna e Prishtinës: Plepi që mbyti 30-vjeçarin i kishte rrënjët e dëmtuara
-
Komuna e Prishtinës jep detaje për krasitjen e drurëve
-
Dëme materiale nga erërat, Komuna e Prishtinës bën thirrje për kujdes
-
Krasitja e drunjve, procesi që mban kryeqytetin më të gjelbër dhe më të sigurt
-
Stuhia rrëzon disa drunj në Prishtinë