Komuna e Prishtinës ka njoftuar rreth krasitjes së drurëve në kryeqytet. Përmes një komunikate për media, të martën, komuna ka bërë të ditur se ndërmarrja “Hortikultura” deri më tani ka përfunduar pastrimet fito-sanitare në kryeqytet.
Siç njoftohet, në kuadër të pastrimit fitosanitar është rregulluar edhe forma e drurëve dekorativë gjegjësisht kurorës se tyre, prerja e degëve të thara, dhe të thyera si dhe degëve potencialisht të sëmura.
“Gjatë pastrimit fito-sanitar rendësi të veçantë i është dhëne kërkesës së bërë nga Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria e Parqeve. Degët të cilat janë krasitur janë bartur në lulishten e kësaj ndërmarrje.
Qëllimi i krasitjes është bazuar në aspektin sanitar-estetik, ruajtja e ekuilibrimit të organeve nëntokësore dhe mbitokësore të bimëve, që konsiston në baraspeshimin e marrjes se ujit dhe materieve ushqyese dhe shpenzimit të këtyre materieve nga vetë bima”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, e gjitha kjo bëhet në drejtimin e ruajtjes se gjendjes se përgjithshme shëndetësore të vet bimës.
-
90 kërkesa nga qytetarët për krasitje të drurëve në kryeqytet
-
Komuna e Prishtinës nis heqjen dhe krasitjen e druve të dëmtuar
-
Krasitja e drunjve, procesi që mban kryeqytetin më të gjelbër dhe më të sigurt
-
Eksperti alarmon për tharje të drunjve nga moskujdesi në Prishtinë
-
Komuna e Prishtinës: Plepi që mbyti 30-vjeçarin i kishte rrënjët e dëmtuara