Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PDK-ja i kërkon komunës së Prishtinës ta zbatojë për 4 muaj transportin publik falas

Partia Demokratike në Prishtinë ka mbajtur konferencë për media ku foli për propozimin që kishte dhënë dhe që sot nisi së zbatuari, ajo për lëvizjen e qytetarëve me autobusë të Trafikut Urban, falas.

Asamblisti i PDK-së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri tha se ishte PDK-ja ajo që ka propozuar që transporti publik të jetë falas për katër muaj dhe propozimi është votuar si i tillë, mirëpo komuna ka vendosur që ta zbatojë atë vetëm për muajin dhjetor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Kjo, sepse nuk ka buxhet të miratuar për vitin 2021 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Po ashtu, në projketbuxhetin e dërguar nga komuna një gjë e tillë nuk është e paraparë", tha ai.

Por PDK-ja në Prishtinë kërkon nga komuna që ta zbatojë vendimin për katër muaj, e jo vetëm gjatë muajit dhjetor.

"Kërkojmë nga komuna që ta zbatojë vendimin të plotë, pra për katër muaj, sepse ideja jonë ka qenë kështu. Por, i tillë është edhe vullneti i asamblistëve që kanë votuar pro propozimit të PDK-së", tha Retkoceri.