Partia Demokratike në Prishtinë ka mbajtur konferencë për media ku foli për propozimin që kishte dhënë dhe që sot nisi së zbatuari, ajo për lëvizjen e qytetarëve me autobusë të Trafikut Urban, falas.
Asamblisti i PDK-së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri tha se ishte PDK-ja ajo që ka propozuar që transporti publik të jetë falas për katër muaj dhe propozimi është votuar si i tillë, mirëpo komuna ka vendosur që ta zbatojë atë vetëm për muajin dhjetor.
"Kjo, sepse nuk ka buxhet të miratuar për vitin 2021 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Po ashtu, në projketbuxhetin e dërguar nga komuna një gjë e tillë nuk është e paraparë", tha ai.
Por PDK-ja në Prishtinë kërkon nga komuna që ta zbatojë vendimin për katër muaj, e jo vetëm gjatë muajit dhjetor.
"Kërkojmë nga komuna që ta zbatojë vendimin të plotë, pra për katër muaj, sepse ideja jonë ka qenë kështu. Por, i tillë është edhe vullneti i asamblistëve që kanë votuar pro propozimit të PDK-së", tha Retkoceri.
-
Nga sot të gjithë mund të lëvizin falas me autobusët e Trafikut Urban
-
PDK në Prishtinë kërkon zbatimin e vendimit për lirimin nga pagesa në trafikun urban gjatë dimrit
-
Miratohet propozimi për futje në rend të ditës së Kuvendit ideja për transport publik falas në Prishtinë
-
PDK-ja propozon transport publik falas në Prishtinë, që të mbrohet ajri
-
PDK-ja kërkon që trafiku urban në Prishtinë të bëhet falas