Nga sot qarkullimi me autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë do të jetë falas për gjithë qytetarët.
Kjo do të jetë për një muaj rresht. Kështu ka bërë të ditur gjatë së hënës kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Qarkullimi me autobusët e Trafikut Urban do të jetë falas për të gjithë qytetarët për një muaj rresht, duke filluar nga nesër 1 dhjetor. Zbatimi i të gjitha rregullave dhe masave mbrojtëse kundër #covid19 mbeten në fuqi dhe janë të obligueshme për secilin që udhëton me këta autobusë”, ka njoftuar Ahmeti.
Ahmeti ka folur edhe për propozimin e asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që transporti falas për udhëtarët të jetë për katër muaj, për çka ai thotë se përkundër që ky është një propozim i mirë një vendim i tillë nuk mund të merret pa ndryshuar buxheti.
Mirëpo ai thotë se pas muajit dhjetor do të vlerësohet situata e re varësisht nga buxheti dhe situata financiare.
-
Trafiku Urban i Prishtinës nga nesër do të jetë falas
-
Lirohen nga pagesa e "Trafikut Urban" mjekët, mësimdhënësit, nxënësit dhe studentët nga 1 tetori
-
Biletë gjithëditore falas në Trafikun Urban për udhëtarët që vijnë në Prishtinë nga qytetet tjera
-
Të hënën udhëtimi pa pagesë në “Trafikun Urban”
-
“Dita ndërkombëtare pa vetura”, Trafiku Urban pa pagesë të enjten