Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të hënën qytetarët do të mund të udhëtojnë pa pagesë me autobusët e “Trafikut Urban”. Falas do të jenë edhe biçikletat publike nëse jeni të regjistruar apo do të regjistroheni në aplikacionin “Nextbike”.
Sipas njoftimit, kjo po bëhet me rastin e Javës Evropiane të Mobilitetit.
“Të hënën, më 16.09.2024, të gjithë mund të udhëtoni pa pagesë me autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë. Gjithashtu, pasi të regjistroheni në aplikacionin #nextbike me vlerën prej 5 eurosh, po atë ditë mund të përdorni biçikletat publike pa pagesë, gjatë gjithë ditës”, thuhet në njoftimin e Komunës të shtunën.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Prishtinë promovohet përdorimi i autobusëve dhe i biçikletave
-
Pas shtrenjtimit të biletave të “Trafikut Urban”, qytetarët ankohen e kryetari i Prishtinës justifikohet
-
S’ka grevë në “Trafikun Urban”
-
Trafiku Urban dhe transportuesit privatë i kthehen punës nesër
-
Ahmeti: Nuk mund t’i lirosh nga pagesa në fushatë e pas tre ditësh të mbesësh pa para