Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina”, ka deklaruar se sot nga ora 17:45, lagjja “Bregu i Diellit” në Prishtinë ka mbetur pa ujë. Kjo ka ndodhur si pasojë e dëmtimit të një gypi nga kontraktorë të KEDS-it, saktësisht në afërsi të Ambulantës.
KRU thotë përmes komunikatës se ekipet e mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanimin e gypit.
“Se sa do zgjasë sanimi, varet nga natyra e dëmtimit. Kërkojmë mirëkuptim”, thuhet në komunikatën e tyre.
Artikuj të ngjashëm
-
"Bregu i Diellit" dhe "Mati 1" nesër pa ujë
-
Mbetet pa ujë lagjja “Dardania” në Prishtinë
-
Shpërthen një gyp i ujit afër konvikteve, KRU Prishtina dërgon ekipet për intervenim
-
Defekt në ujësjellës në Prishtinë, mbetet pa ujë një pjesë e Arbërisë dhe Ambasada e SHBA-së
-
Punime në rrjet, nesër ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje në Prishtinë