Më shumë se tri orë, qendra e Prishtinës ishte pa rrymë.
Qytetarët janë shprehur të shqetësuar për faktin se reduktimet janë të vazhdueshme, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAta ankohen se zyrtarë të KEDS-it asnjëherë nuk u japin arsye të qarta pse ndodhin këto reduktime.
Ndërsa, në një komunikatë për media, Viktor Buzhala ka treguar se gjatë ditës së shtunë, kanë përfunduar punimet e instalimit të daljes alternative për institucionet e rëndësisë së veçantë shtetërore në qendrën e Prishtinës.
Sipas KEDS-it, me realizimin i këtij projekti, këto institucione të rëndësishme tani do të kenë 2 dalje alternative, në rast të ndërprerjeve që mund të ndodhin apo të ndonjë avarie.