Arbëri

Edhe qendra e Prishtinës pre e reduktimeve të rrymës, qytetarët ankohen se KEDS-i kurrë nuk jep arsye të qarta

Më shumë se tri orë, qendra e Prishtinës ishte pa rrymë.

Qytetarët janë shprehur të shqetësuar për faktin se reduktimet janë të vazhdueshme, raporton KTV.

Ata ankohen se zyrtarë të KEDS-it asnjëherë nuk u japin arsye të qarta pse ndodhin këto reduktime.

Ndërsa, në një komunikatë për media, Viktor Buzhala ka treguar se gjatë ditës së shtunë, kanë përfunduar punimet e instalimit të daljes alternative për institucionet e rëndësisë së veçantë shtetërore në qendrën e Prishtinës.

Sipas KEDS-it, me realizimin i këtij projekti, këto institucione të rëndësishme tani do të kenë 2 dalje alternative, në rast të ndërprerjeve që mund të ndodhin apo të ndonjë avarie.