DoCoMoM_Kosova ka filluar nënshkrimin e online peticionit për mbrojtjen e ish shtëpisë së mallrave “Gërmia” në qendër të Prishtinës , të cilës i kanoset rrënimi nga Komuna e Prishtinës për ti hapur rrugë shndërrimit të saj në sallës universale koncertale
Ish qendra tregtare ‘Gërmia’ është njëri nga objektet më ikonike të modernizmit në qytetin e Prishtinës dhe pjesë e kujtesës kolektive të saj. Sot ky objekt është në rrezik të demolohet me pretekstin e hapjes së rrugës për ndërtimin e sallës koncertale.
Me këtë peticion dëshirojmë ta nxisim Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës që sa më parë ta mbrojë ligjërisht këtë objekt dhe kështu të parandalohet demolomi i tij. Peticioni do i dërgohet Ministrisë së Kulturës, Komunës së Prishtinës si dhe kryetarit të saj, thonë organizatorët.
Vegza e peticionit: https://www.change.org/p/ministria-e-kulturës-rinisë-dhe-sportit-peticioni-për-mbrojtjën-e-ish-qendrës-tregtare-gërmia
-
Komuna e Prishtinës kërkon rrënimin e ish-objektit të “Gërmisë”
-
Komuna e Prishtinës rrezikon të mos i marrë fondet për sallë koncertale
-
“Rrënimi i ‘Gërmisë’ rrezikohen gjurmët e fundit të historisë dhe trashëgimisë së Prishtinës”
-
Komuna i kërkon Ministrisë së Kulturës bashkëpunim për sallën koncertale
-
Salla koncertale bllokohet pa 20 milionët e BE-së, pret shansin e radhës