Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nis peticioni kundër shndërrimit të ish-qendrës tregtare “Gërmia” në sallë koncertale

DoCoMoM_Kosova ka filluar nënshkrimin e online peticionit për mbrojtjen e ish shtëpisë së mallrave “Gërmia” në qendër të Prishtinës , të cilës i kanoset rrënimi nga Komuna e Prishtinës për ti hapur rrugë shndërrimit të saj në sallës universale koncertale

Ish qendra tregtare ‘Gërmia’ është njëri nga objektet më ikonike të modernizmit në qytetin e Prishtinës dhe pjesë e kujtesës kolektive të saj. Sot ky objekt është në rrezik të demolohet me pretekstin e hapjes së rrugës për ndërtimin e sallës koncertale.

Me këtë peticion dëshirojmë ta nxisim Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës që sa më parë ta mbrojë ligjërisht këtë objekt dhe kështu të parandalohet demolomi i tij. Peticioni do i dërgohet Ministrisë së Kulturës, Komunës së Prishtinës si dhe kryetarit të saj, thonë organizatorët.

Vegza e peticionit: https://www.change.org/p/ministria-e-kulturës-rinisë-dhe-sportit-peticioni-për-mbrojtjën-e-ish-qendrës-tregtare-gërmia