Prishtinë, 18 janar – Komuna e Prishtinës rrezikon që ta humbë financimin për sallën koncertale. Gjithçka ka ndryshuar kur në tetor të këtij viti, Ministria e Kulturës ka përfshirë objektin e ish-“Gërmisë” në Listën e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme.
Përderisa Komisioni Evropian i ka dhënë Komunës së Prishtinës vërejtje se do të tërhiqen nga zotimi për financim në rast të vonesave, institucioni lokal është duke pritur nëse ish-“Gërmia” do të shpallet si aset i trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përhershme. Shpronësimi i ndërtesës, që gjendet në qendër të Prishtinës, nga ana e Qeverisë së Kosovës nuk i ka mjaftuar Komisionit Evropian për ta bindur që ta financojë projektin e sallës koncertale. Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se janë në pritje të Qeverisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")