Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Donjeta Sadiku fiton sërish të artën në turneun “Strangja”

donjeta Sadiku

Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e artë në turneun “Strangja” në Sofje të Bullgarisë.

Bëhet fjalë për turneun më të vjetër të boksit amator në Evropë.

Në finale të kategorisë deri 60 kilogramë, Donjeta të dielën e mposhti kampionen e botës, Rebeca de Santos. Ndaj brazilianes në finale fitoi 3:2.

Sadiku e siguroi finalen pas fitores ndaj egjiptianes Ayyad Yomna, të cilën e mposhti pas tre raundesh deri në kategorinë 60 kilogramë.

Para gjysmëfinales, Sadiku regjistroi dy fitore të rëndësishme ndaj çekes Barbora Maxova dhe ukrainases Veronika Korets.

Vjet e fitoi të artën në turneunprestigjioz të boksit amator “Strangja”.