Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Donjeta Sadiku fiton edhe meçin e dytë

Donjeta Sadiku

Donjeta Sadiku e ka fituar edhe meçin e dytë në turneun e boksit amator "Strangja".

Me një tjetër paraqitje bindëse në  Sofje të Bullgarisë, Donjeta ka kaluar në gjysmëfinale të kategorisë deri në 60 kg.

Ajo të enjten mbrëma e mposhti ukrainasen Veronika Korets me rezultat 5:0.

Donjeta tashmë ka siguruar medaljen, por e synon të artën. Vjet e fitoi të artën në këtë turne, që është më i vjetri i boksit amator në Evropë.