Boksierja Donjeta Sadiku është kualifikuar për në finale të turneut prestigjioz të boksit amator “Strangja”, që po mbahet në Sofje.
Sadiku e siguroi finalen pas fitores ndaj egjiptianes Ayyad Yomna, të cilën e mposhti pas tre raundesh deri në kategorinë 60 kilogramë.
Para gjysmëfinales, Sadiku regjistroi dy fitore të rëndësishme ndaj çekes Barbora Maxova dhe ukrainases Veronika Korets.
Donjeta tashmë ka siguruar medaljen, por e synon të artën. Vjet e fitoi të artën në këtë turne, që është më i vjetri i boksit amator në Evropë.
Finalja do të zhvillohet të dielën nga ora 14:00.