Pas medaljeve që i fituan në Grand Prix në Austri, xhudistet Distria Krasniqi e Laura Fazliu janë ngritur në ranglistën botërore.
Distria është e dyta në kategorinë deri 52 kilogramë, ndërsa ishte e treta. Kampionia olimpike, Diyora Keldiyorova e Uzbekistanit është e para.
Ndërkohë Laura Fazliu është ngritur prej pozitës së katërt në të tretën në kategorinë deri 63 kilogramë. Holandezja Joanne Van Lieshout dhe sllovenja Andreja Leshki janë më lart se Laura. Ajo e ka kaluar legjendën franceze, Clarisse Agbegnenou.
Javën e kaluar, Distria fitoi medalje të argjendtë, ndërsa Laura të bronztë. Me sukses u janë shtuar pikët në ranglistë dhe rrjedhimisht u është përmirësuar pozita.
Artikuj të ngjashëm
-
Evropiani i xhudos, sot garojnë Laura, Akili dhe Dardani
-
Distria në Tbilisi për titullin e katërt të Evropës
-
Xhudistët, sportistët bindshëm më të ranguar në vend
-
Tjetër e arritur e rëndësishme, Distria më e ranguara prej të gjithë xhudistëve në botë
-
Pas Distria Krasniqit në gara kthehet edhe Laura Fazliu