Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Tjetër e arritur e rëndësishme, Distria më e ranguara prej të gjithë xhudistëve në botë

Distria Krasniqi

Pas përfundimit të Grand Slamit të Parisit, është përditësuar renditja botërore e xhudistëve.
Në renditjen e publikuar të hënën, e para prej të gjithë xhudistëve dhe xhudisteve në botë është Distria Krasniqi. 

Xhudistja kosovare udhëheqë në renditje me 6510 pikë. E dyta është xhudistja gjermane, Anna Monta Olek me 6460 pikë.

Kroatja Lara Cvjetko është e treta me 6250 pikë. Xhudisti më i ranguar është japonezi Sanshiro Murao, por që ka pikë më pak se tri xhudistet e para. Murao ka 6120 pikë gjithsej.

Pikët për ranglistë mblidhen me sukses nëpër gara.

Distria të shtunën e fitoi të artën në Grand Slamin e Parisit. U shpall kampione në kategorinë deri 52 kilogramë. Për atë sukses mori plot 1000 pikë në renditje.

Edhe Distria Krasniqi, xhudistja më e ranguar në botë Luftarake Distria Krasniqi, xhudistja më e ranguar në botë

Edhe më herët Distria Krasniqi, të paktën në dy raste, ishte më e ranguara në botë prej të gjithë xhudistëve e xhudisteve.

Por në publikimin e fundit para Grand Slamit të Parisit ishte vetëm e shtata në renditjen e përgjithshme me 5510 pikë. 

Sa i takon kategorisë deri 52 kilogramë, Distria ka bërë shkëputje të madhe nga xhudistet e tjera. Gjermania Mascha Ballhaus është e dyta me 5771 pikë. Japonezja Uta Abe renditet e treta me 4676 pikë.

Pas dy fitoreve në Paris, Fationa Kasapi ka përparuar për plot 88 pozita në ranglistën e kategorisë deri 52 kilogramë. Dhe tani është e 101-ta me 310 pikë.

Laura Fazliu ka rënë për tri pozita në kategorinë deri 63 kilogramë dhe tani është jashtë dhjetëshes së parë. Renditet e 12-ta me 3080 pikë. Laura u ndal herët në Paris. 

Akil Gjakova është i 25-ti në kategorinë deri 73 kilogramë. Ka avancuar për dy pozita. 

Falë një fitoreje në Paris, Erza Muminoviq ka përparuar për 60 pozita në kategorinë deri 48 kilogramë. Tani është e 108-ta. 

Edhe Xhudoja kosovare mban nivelin superior, synohet edhe më shumë Luftarake Xhudoja kosovare mban nivelin superior, synohet edhe më shumë

Flaka Loxha ka humbur një pozitë në kategorinë deri 57 kilogramë dhe tani është e 45-ta.

Distria Krasniqi është në seri të jashtëzakonshme të sukseseve. Ka kohë që nuk  i ndahet podiumit në secilën garë që merr pjesën. Në Grand Slamin e Parisit tashmë i ka plot nëntë medalje, prej tyre katër të arta. Ajo ishte e pandalshme të shtunën, kurse finalen ndaj spanjolles Ariane Toro Soler e fitoi për vetëm 27 sekonda.