Luftarake

Brahimaj e lë pa ndjenja kundërshtarin, ia vendos plisin pas meçit legjendës së UFC-së

Ramiz Brahimaj

Luftëtari shqiptar i serisë më të madhe të arteve marciale të përziera (MMA), UFC, Ramiz Brahimaj, ka vazhduar shkëlqimin. 

Brahimaj të shtunën mbrëma në Las Vegas e mposhti me ndërprerje në rundin e parë Billy Ray Goffin. Ai e mposhti me mbërthim dhe e la për disa çaste pa ndjenja kundërshtarin e tij. 

Për Brahimajn është fitorja e dytë rresht në UFC, ndërsa e katërta në total në këtë seri. I ka edhe tri humbje. 

Paraqitja e tij u zgjodh më e mira e mbrëmjes. 

Ai pas luftës u intervistua nga legjenda e UFC-së, Daniel Cormier, të cilit ia vendosi plisin në kokë. 
Brahimaj ishte emocional pas luftës ndërsa falënderoj Zotin për sukseset që po arrin. Ai tregon se dy vjet më parë ishte afër të largohej nga sporti pas një lëndimi të rëndë në qafë. Falënderoj të gjithë ata që i kanë besuar, përfshirë stafin e trajnerëve dhe familjen. 

E Cormierit i tha se “je shqiptar edhe ti tash, shqipe e madhe”, pasi ia vendosi plisin. 

Ai dha një mesazh në intervistë pas luftës. 

“Edhe nëse nuk të beson asnjë, beso në vete dhe duhet të kesh guxim. Kur përmirësohesh dhe arrin sukses atëherë kurrë nuk pendohesh”, tha Brahimaj, i cili gjatë intervistë tha se po i mungon familja.
Ramizaj 32-vjeçar lufton në kategorinë velter.