Besim Brahimi është dënuar me ndalesë të ushtrimit të funksionit të trajnerit në garat e organizuara nga Federata e Boksit e Kosovës për periudhë dyvjeçare.
Vendimin e mori të premten Komisioni Disiplinor i Federatës së Boksit të Kosovës.
Federata më 28 mars pranoi ankesë nga ushtruesi i detyrës së selektorit, Musli Zymeri. Ai ishte ankuar për “kërcënim e fyerje gjatë turneut ‘Pavarësia’”.
Besim Brahimit më 21 shkurt i ishte shqiptuar masa disiplinore e mosushtrimit të funksionit për një vit dhe tani kjo periudhë është zgjatur në dy vjet.
Brahimi është trajner i klubit Gollaku dhe prej më të vlerësuarve në vend. Më herët ishte edhe selektor.
Së fundi janë rritur telashet në komunitetin e boksit në vend.
-
Pas dorëheqjes, Brahimi “kërcënon” të largohet nga Kosova me boksierët e tij
-
Beqiragiq suspendohet për një ndeshje dhe gjobitet
-
Klubet e basketbollit po përballen me shumë probleme
-
Iniciohet procedurë disiplinore ndaj Ismet Munishit dhe Llapit
-
SHBA-ja dënon kosovarin me 10 vjet burgim për pjesëmarrje në ISIS