Zbardhja e flokëve është proces i natyrshëm që vjen me kalimin e moshës.
Ndërsa fillojmë të plakemi, qelizat e pigmenteve – që i japin ngjyrë flokëve tona – gradualisht vdesin.
Kjo nënkupton se kur flokët tona rriten, më nuk do të kenë aq ngjyrë – duke i bërë kështu të hirta apo të bardha.
Por, në disa raste, një paraqitje e papritur e flokëve të hirta apo të bardha, mund të jenë shenja të ndonjë problemi shëndetësor, raporton “The Sun’.
1. Mungesa e vitaminës B12
Edhe
Zbardhja e flokëve mund të jetë paralajmërim i katër problemeve shëndetësore
Mungesa e vitaminës B12 është një nga shkaqet më të zakonshme për zbardhjen e hershme të flokëve.
Studimet kanë zbuluar se marrja e suplementeve të vitaminës B12 mund të reduktojë nivelet e larta të homocistinës – që mund të çojnë te rënia e flokëve – dhe parandalon zbardhjen e flokëve para kohës.
Vitamina, që gjendet në mish të kuq, peshk apo qumësht, ndihmon të prodhohen qelizat e kuqe, që janë esenciale për rritjen e flokëve dhe shëndetin.
2. Sëmundja e Von Recklinghausenit
Neurofibromatoza, nganjëherë e njohur si sëmundja e Von Recklinghausenit, është një gjendje që shkakton që tumoret të rriten afër nervave të një personi.
Shkaktohet nga një mutacion gjenetik në gjene të caktuara dhe mund të jetë e trashëguar nga prindërit apo mund të nisë herët në zhvillimin e pacientit.
Aktualisht, nuk ka parandalim apo ilaç, por tumoret normalisht janë jokancerogjene.
Njerëzit me këtë sëmundje kanë njolla të nxira në madhësi e forma të ndryshme në të gjithë trupin.
Por, gjithashtu vërejnë zbardhjen e flokëve të tyre.
Studiuesit publikuan një raport në vitin 2014 të një djali të ri që kishte NF-1 dhe kishte flokë të zbardhura.
Edhe
Këto ndryshime në flokë mund të jenë shenja se keni probleme serioze shëndetësore
Ata thonë se kjo ndodhi për shkak se faza e njohur si “piebaldism” është siptomë e neurofibromatozës.
“Piebalidzmi” është një gjendje me mungesë të qelizave melaninë në flokë dhe lëkurë.
Melanina është përgjegjëse për ngjyrën e flokëve.
3. Sëmundja e tiroideve
Ndryshimet hormonale të shkaktuara nga problemi me tiroidet – si hipertiroidizmi apo hipotiroidizmi – mund të jenë po ashtu përgjegjëse për zbardhjen e flokëve parakohe.
Tiroidja është një gjendër në formë fluture, e cila është përgjegjëse për funksionet trupore siç është metabolizmi.
Shëndeti i tiroides suaj mund të ndikojë gjithashtu në ngjyrën e flokëve tuaja.
Një gjendër tiroide tepër aktive apo joaktive mund të ndikojë në sasinë e melaninës që prodhon trupi i juaj.
4. Alopecia areata
Sëmundjet autoimune – ku trupi sulmon veten – po ashtu mund të shkaktojnë zbardhjen parakohe të flokëve.
Edhe
Thinja e flokëve para kohe, rastet kur tregojnë probleme shëndetësore
Në rastin e alopecisë, sistemi imunitar mund t’i sulmojë flokët dhe të shkaktojë humbje të pigmenteve.
Alopecia areata shkakton rënien e flokëve në vende të caktuara në kokë. Nga kjo sëmundje preken si burrat ashtu edhe gratë.