Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Zbardhja e flokëve mund të jetë paralajmërim i katër problemeve shëndetësore

Zbardhja e flokëve është proces i natyrshëm që vjen me kalimin e moshës.

Ndërsa fillojmë të plakemi, qelizat e pigmenteve – që i japin ngjyrë flokëve tona – gradualisht vdesin.

Kjo nënkupton se kur flokët tona rriten, më nuk do të kenë aq ngjyrë – duke i bërë kështu të hirta apo të bardha.

Por, në disa raste, një paraqitje e papritur e flokëve të hirta apo të bardha, mund të jenë shenja të ndonjë problemi shëndetësor, raporton “The Sun”.

1. Mungesa e vitaminës B12

Edhe Zbardhja e flokëve mund të jetë shenjë paralajmëruese e katër problemeve shëndetësore Lifestyle Zbardhja e flokëve mund të jetë shenjë paralajmëruese e katër problemeve shëndetësore

Mungesa e vitaminës B12 është një nga shkaqet më të zakonshme për zbardhjen e hershme të flokëve.

Studimet kanë zbuluar se marrja e suplementeve të vitaminës B12 mund të reduktojë nivelet e larta të homocistinës – që mund të çojnë te rënia e flokëve – dhe parandalon zbardhjen e flokëve para kohës.

Vitamina, që gjendet në mish të kuq, peshk apo qumësht, ndihmon të prodhohen qelizat e kuqe, që janë esenciale për rritjen e flokëve dhe shëndetin.

2. Sëmundja e Von Recklinghausenit

Neurofibromatoza, nganjëherë e njohur si sëmundja e Von Recklinghausenit, është një gjendje që shkakton që tumoret të rriten afër nervave të një personi.

Shkaktohet nga një mutacion gjenetik në gjene të caktuara dhe mund të jetë e trashëguar nga prindërit apo mund të nisë herët në zhvillimin e pacientit.

Aktualisht, nuk ka parandalim apo ilaç, por tumoret normalisht janë jokancerogjene.

Njerëzit me këtë sëmundje kanë njolla të nxira në madhësi e forma të ndryshme në të gjithë trupin.

Por, gjithashtu vërejnë zbardhjen e flokëve të tyre.

Studiuesit publikuan një raport në vitin 2014 të një djali të ri që kishte NF-1 dhe kishte flokë të zbardhura.

Edhe Këto ndryshime në flokë mund të jenë shenja se keni probleme serioze shëndetësore Lifestyle Këto ndryshime në flokë mund të jenë shenja se keni probleme serioze shëndetësore

Ata thonë se kjo ndodhi për shkak se faza e njohur si “piebaldism” është siptomë e neurofibromatozës.

“Piebalidzmi” është një gjendje me mungesë të qelizave melaninë në flokë dhe lëkurë.

Melanina është përgjegjëse për ngjyrën e flokëve.

3. Sëmundja e tiroideve

Ndryshimet hormonale të shkaktuara nga problemi me tiroidet – si hipertiroidizmi apo hipotiroidizmi – mund të jenë po ashtu përgjegjëse për zbardhjen e flokëve parakohe.

Tiroidja është një gjendër në formë fluture, e cila është përgjegjëse për funksionet trupore siç është metabolizmi.

Shëndeti i tiroides suaj mund të ndikojë gjithashtu në ngjyrën e flokëve tuaja.

Një gjendër tiroide tepër aktive apo joaktive mund të ndikojë në sasinë e melaninës që prodhon trupi i juaj.

4. Alopecia areata

Sëmundjet autoimune – ku trupi sulmon veten – po ashtu mund të shkaktojnë zbardhjen parakohe të flokëve.

Edhe Gjithçka rreth rënies së flokëve, përfshirë çka duhet të ndërmerret Lifestyle Gjithçka rreth rënies së flokëve, përfshirë çka duhet të ndërmerret

Në rastin e alopecisë, sistemi imunitar mund t’i sulmojë flokët dhe të shkaktojë humbje të pigmenteve.

Alopecia areata shkakton rënien e flokëve në vende të caktuara në kokë. Nga kjo sëmundje preken si burrat ashtu edhe gratë.