Fryrja e venave, ndonëse e parrezikshme mund të duket jo e bukur estetikisht.
Ajo mund të shkaktohet nga disa faktorë që njeriu edhe mund t’i ndalojë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVrapimi
Edhe pse aktiviteti mund të ndihmojë për të parandaluar zhvillimin e venave të cilat dallohen shumë, disa ushtrime mund të çojnë në këtë gjendje me kalimin e kohës. Derisa vraponi, vëllimi i shtuar i gjakut mund të dëmtojë venat dhe ta bëjë më të vështirë qarkullimin e gjakut në këmbë.
Konsumimi i tepërt i sheqerit
Sheqeri bën që presioni i gjakut të rritet, gjë që mund të dëmtojë dhe dobësojë venat. Gjithashtu mund të shkaktojë inflamacion në enët e gjakut, duke e bërë më të vështirë pompimin siç duhet të gjakut, gjë që mund të shkaktojë zgjerimin dhe fryrjen e venave. Në fakt, edhe ushqimet që duken si alternativa më të shëndetshme për ëmbëlsirat, siç janë frutat e thata, shpesh janë shumë të larta në kalori dhe sheqer, gjë që i bën armikun më të keq të venave.
Rrobat e ngushta
Rrobat e ngushta mund të duken mirë, por gjithashtu kufizojnë qarkullimin e gjakut dhe e bëjnë më të vështirë rrjedhjen e tij nga këmbët në pjesën tjetër të trupit tuaj. Në vend që të vishni rripa ose xhinse të ngushta, zgjidhni veshje më të gjera.
Fjetja në kurriz
Edhe pse ky pozicion i gjumit mund të parandalojë krijimin e rrudhave, ai nuk është i mirë nëse vuani nga venat me variçe. Është më mirë të flini në anën tuaj të majtë, sepse ky pozicion heq presionin nga vena më e madhe e trupit, e cila ndodhet në anën e djathtë. Kjo do të ndihmojë në rritjen e qarkullimit të gjakut dhe parandalimin e grumbullimit të tij në vena./Panorama