Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ushtrimet që ndihmojnë për sindromën policistike të vezoreve

Sipas studimeve rreth 10% e vajzave dhe grave që nga mosha 15 deri tek 44 vjeç vuajnë nga sindroma policistike.

Si pasojë e saj nuk lejohet ovulimi normal gjë që çon në cikle menstruale të çrregullta.

Doktorët prej kohësh kanë treguar se tek gratë këtë gjendje e shkakton prania e hormonit mashkullor që quhet “androgjen”.

Ky hormon bën që të krijohen qeska të mbushura me likid, që ngjiten në pjesën e jashtme të vezoreve te gratë, të cilat ndryshe njihen si cista.

Këto cista e pengojnë ovulimin e rregullt

Edhe Disa mënyra për trajtimin e dhimbjeve nga vezoret policistike Lifestyle Disa mënyra për trajtimin e dhimbjeve nga vezoret policistike

Ky jo balancimi hormonal shkakton edhe probleme të tjera shëndetësore si aknet, sëmundjet e zemrës dhe diabetin.

Doktorët shpesh përshkruajnë medikamente si kontraceptivët dhe ilaçe për diabetin në mënyrë që të ndihmojnë në rregullimin e balancimin e hormoneve.

Studimet e fundit tregojnë se janë disa ushtrime që mund të bëjnë një ndryshim sa i përket sindromës policistike të vezoreve, shkruan Philstyar.

Këto ushtrime janë të llojit aerobik të lehtë si noti, ecja, çiklizmi dhe ushtrime të tjera.

Edhe Roli i peshës së trupit në sindromën e vezores policistike Lifestyle Roli i peshës së trupit në sindromën e vezores policistike

Ushtrimet tjera që përfshihen në grupin e ushtrimeve aerobike më të rënda janë vrapimi e kërcimi me litar.

Gratë me sindromën policistike të vezoreve do të kenë përfitime shëndetësore, kur bëjnë 120 minuta ushtrime intensive çdo javë. (Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi)