Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ushqimi më i mirë për shëndetin e zorrëve

Ushqimet me fibra dhe proteina

Shumica e të rriturve hanë çdo ditë të paktën një vakt të vogël (snack), që përbën rreth 20 për qind të kalorive të përditshme. Por, për të zgjedhur një ushqim që është i shijshëm, i pasur me proteina dhe i mirë për zorrët, mund të duket e vështirë, ka shkruar EatingWell.

“Çelësi është të zgjedhim ushqime që përmirësojnë shëndetin tonë, jo që na lodhin e na ulin energjinë”, ka thënë gastroenterologu Will Bulsiewicz dhe ka theksuar se kombinimi ideal është proteina dhe fibra.
 Ai ka shtuar se të dyja stimulojnë lirimin e hormonit GLP-1, versioni natyral i ilaçit të diabetit që njihet me emrin Ozempic. Sipas doktorit, ky hormon u ndihmon të ndiheni më të ngopur dhe ul inflamacionin.

Studimet e fundit tregojnë se ushqimet shumë të përpunuara, me pak fibra dhe proteina (si biskotat apo karamelet), lidhen me:

-Nivele më të larta të triglicerideve

-Kontroll më të dobët të sheqerit në gjak

Edhe Ushqimi më i mirë për shëndetin e zorrëve Lifestyle Ushqimi më i mirë për shëndetin e zorrëve

-Uri më të madhe më vonë

Ndërsa ushqimet më natyrale, si frutat, arrat apo farat, kanë efekt të kundërt.

“Kjo tregon se vetë zakoni i ngrënies mes vakteve nuk është problem. Thjesht duhet të zgjedhim ushqime cilësore”, ka thënë Bulsiewicz.

Cili është “snacku” më i mirë?

Sipas Bulsiewicz, bishtajat si edamame janë zgjedhja më e mirë për proteinat dhe shëndetin e zorrëve.

“Janë të lira, të shijshme dhe një filxhan me bishtaja ka 18 gramë proteina dhe 8 gramë fibra, vetëm me 188 kalori”, ka thënë doktori.

Ky kombinim ndihmon të ndiheni të ngopur dhe të kontrolloni peshën.

Studime të mëparshme kanë treguar që proteina e sojës mund të ndikojë pozitivisht tek mikrobet e zorrëve. Te gratë pas menopauzës, konsumimi i sojës lidhet me ndryshime të dobishme në bakteret e zorrëve.

Ushqime të tjera të shëndetshme për zorrët e që janë të pasura me proteina

Edhe Disa nga ushqimet më të mira për zorrët Lifestyle Disa nga ushqimet më të mira për zorrët

Bajamet
“Gjysmë filxhani bajame permban 15 gramë proteina dhe 8 gramë fibra, plus yndyra të shëndetshme dhe minerale”, ka thënë Bulsiewicz. Kur tretet bajamja forcohet zorra e trashë.

Kosi i trashë

I pasur me proteina dhe probiotikë për sistem të shëndetshëm tretës.

Humusi

I bërë nga qiqrat, kombinon proteinën dhe fibrat.

Kefiri
Si kosi, por pije probiotike me proteina.

Pudingu me fara chia
Ka proteina, fibra dhe yndyra omega-3 që forcojnë shëndetin e zorrëve.

“Bishtajat janë zgjedhje e shkëlqyer që ju ndihmon të ndiheni të ngopur dhe të kujdeseni për shëndetin e zorrëve”, ka përfunduar Bulsiewicz.

Edhe Mëngjesi që dietologët e rekomandojnë për energji dhe tretje më të mirë Lifestyle Mëngjesi që dietologët e rekomandojnë për energji dhe tretje më të mirë

Top of Form

Bottom of Form