Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ushqimet që ndihmojnë rritjen dhe forcimin e flokut

Foto ilustrim

Shëndeti i flokëve mund të ndihmohet nga disa substanca si zinku, omega-3, kolagjeni, proteinat, vitamina B, vitaminat D, E, C, hekuri dhe silic.

“RealSimple” ka renditur ushqimet që përmbajnë këto substanca dhe që ndihmojnë për shëndetin e flokëve:

Jogurti

Njihet si ushqim fantastik me përmbajtje të vitaminave D dhe B. Gjithashtu ka shume proteina është i pasur me kalcium dhe ndihmon në shëndetin e eshtrave.

Salmoni

Edhe Vitaminat që ju duhen për flokë të shëndetshëm Lifestyle 7 muaj më parë Vitaminat që ju duhen për flokë të shëndetshëm

Peshku i pasur me omega-3 konsiderohet një super-ushqim nga ekspertët shëndetësorë. Gjithashtu është i pasur edhe me proteina, vitamina D dhe B.

Drithërat

Zakonisht janë shumë të pasura me silic, një agjent që njihet si mineral i bukurisë.

Avokado

Ky frut përmban shume vitaminë E dhe është i pasur me antioksidant që ndihmojnë në rritjen e flokut.

Edhe Pesë ushqimet më të mira për t’i mbrojtur eshtrat nga plakja Lifestyle 21 o. më parë Pesë ushqimet më të mira për t’i mbrojtur eshtrat nga plakja

Farat dhe arroret

Kanë shume vitaminë B dhe omega 3 që i kontribuojnë rritjes së shëndetshme të flokëve.

Vezët

Vezët janë të pasura me vitaminë D dhe kanë shumë biotinë, zink dhe proteina.

Të pasura me zink, hekur, proteinë dhe biotinë. Janë një burim shumë i mirë i substancave që ndihmojnë flokët

Edhe Vitaminat dhe mineralet më të rëndësishme për meshkujt Lifestyle 2 j. më parë Vitaminat dhe mineralet më të rëndësishme për meshkujt

Frutat e malit

Janë të njohura se kanë shumë antioksidant dhe ndihmojnë shëndetin duke e mbrojtur nga substanca të dëmshme. Frutat e malit janë shumë të pasura me vitaminë C që ndihmon qelizat dhe folikulat e flokëve.