Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Pesë ushqimet më të mira për t’i mbrojtur eshtrat nga plakja

veze

Mëngjesi konsiderohet vakti më i rëndësishëm i ditës për shëndetin e përgjithshëm dhe për ta mbajtur një peshë të dëshiruar, por a e dinit se luan rol të rëndësishëm edhe në mbajtjen e kockave të shëndetshme?

Ju mund ta filloni ditën mbarë me ushqime të mëngjesit që përmbajnë lëndë ushqyese për ndërtimin e kockave, duke përfshirë kalcium, vitaminë D, vitaminë K, fosfor, magnez dhe kalium. Për më tepër, ushqimet e mëngjesit me bazë bimore si perimet, lëngjet 100 për qind të frutave dhe drithërat, ofrojnë gjithashtu antioksidantë që ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit dhe forcimin e kockave, raporton portali “Eat This, Not That”.

Këto janë pesë ushqimet që mund t’i konsumoni në mëngjes, për eshtra të shëndetshme:

Vezët

Vezët jo vetëm që konsiderohen standardi i artë për proteinat me cilësi të lartë, ato janë gjithashtu një nga ushqimet e pakta që përmbajnë vitaminë D. Vitamina D është thelbësore që kockat ta përthithin dhe mbajnë kalciumin. Sigurohuni që ta hani të verdhën e vezës pasi aty gjendet vitamina D. 

Edhe Pesë lëndët ushqyese që i duhen më shumë trupit pas moshës 60-vjeçare Lifestyle Pesë lëndët ushqyese që i duhen më shumë trupit pas moshës 60-vjeçare

Qumështi dhe alternativat e qumështit me bazë bimore

Nëse konsumoni drithëra, kafe, çaj apo një ‘smoothie’ për mëngjes, shtimi i qumështit të lopës apo edhe një alternativë qumështi me bazë bimore, mund t’iu sigurojnë lëndë ushqyese të cilat i mbrojnë kockat nga plakja dhe i forcojnë ato. Ushqimet e qumështit janë një nga burimet më të mira të kalciumit dhe vitaminës D, një dyshe dinamike për shëndetin e përgjithshëm të eshtrave.

Jogurti grek

Shijimi i kosit grek është një mënyrë e shkëlqyer për përmirësimin e shëndetit të kockave, falë kalciumit dhe proteinave që ofron. Kosi bëhet nga qumështi, kështu që nuk është çudi që është një opsion i shkëlqyeshëm për lëndët ushqyese që forcojnë eshtrat. Kosi grek siguron gjithashtu magnez dhe fosfor, dy lëndë ushqyese të rëndësishme si dhe është i pasuruar me vitaminë D.

Kërpudhat

Një vezë e përgatitur me shumë kërpudha konsiderohet mënyrë e përkryer për ta marrë një sasi të konsiderueshme të lëndëve ushqyese për ndërtimin e kockave, në vaktin tuaj të parë. Pavarësisht llojit të tyre, kërpudhat janë të pasura me vitaminë D, një nga lëndët ushqyese më të rëndësishme për kockat. Vitamina D e ndihmon trupin ta absorbojë kalciumin.

Edhe Dietologët tregojnë çfarë duhet të hani në mëngjes për energji gjatë gjithë ditës Lifestyle Dietologët tregojnë çfarë duhet të hani në mëngjes për energji gjatë gjithë ditës

Lëng portokalli i fortifikuar

Ekzistojnë disa lloje të lëngjeve të portokallit të fortifikuara, të cilat ofrojnë dozë të lartë të kalciumit dhe vitaminës D. Këto lëndë ushqyese që gjenden në lëngun e portokallit, po ashtu konsiderohen shumë absorbuese. Studimet tregojnë se përfshirja e këtyre produkteve të fortifikuara në dietë, mund të ndihmojë në rritjen e lëndëve ushqyese thelbësore në trupin e njeriut.