Mjedisi i shtëpisë është i lidhur me shëndetin e përgjithshëm. Është shumë e rëndësishme se si ndiheni në shtëpinë tuaj.
Cecille Ahrens, një terapiste që organizon podcast të shëndetit mendor të quajtur “Get Mental”, ka zbuluar gjërat që mund ta rrisin stresin në dhomën e gjumit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Objekte dhe elementë të caktuar mund të krijojnë stres dhe të bëjnë që trupat tanë të tensionohen dhe shtrëngohen”, ka thënë Ahrens, sipas "Insider".
1. Nuk keni vend të mjaftueshëm për gjërat
Ahrens ka thënë se mospasja e hapësirës adekuate për ruajtjen e sendeve personale, mund të çojë në rrëmujë. Rrëmuja vizuale mund ta bëjë të vështirë relaksimin.
“Duke pasur hapësirë, ju i jepni mendjes një pushim”, ka thënë ajo.
Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të mos krijohet rrëmujë në dhomat ku pushojmë. Aherens thekson se duhet të hiqni qafe gjërat që nuk nevojiten më.
2. Shtrat i çrregullt
Rregullimi i shtratit është një detyrë që do t'ju japë një ndjenjë më të mirë që në fillim të ditës.
Ahrens thotë se një shtrat i çrregullt është një shembull i çorganizimit, i cili mund ta bëjë dhomën e gjumit më stresuese.
3. Rroba të shpërndara
Gjithashtu, një grumbull rrobash të shpërndara mund të shkaktojë stres dhe një ndjenjë shtrëngimi. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që vazhdimisht të mbajmë të rregullt dhomën ku flemë ose pushojmë.
Në mënyrë që dhoma e gjumit të bëhet një oaz paqeje dhe një vend për t'u çlodhur, është e nevojshme të rregulloni shtratin, të vendosni rrobat në dollap dhe të hiqni qafe gjërat e panevojshme.