Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Tri gjërat në dhomën e gjumit që mund të rrisin stresin

Mjedisi i shtëpisë është i lidhur me shëndetin e përgjithshëm. Është shumë e rëndësishme se si ndiheni në shtëpinë tuaj.

Cecille Ahrens, një terapiste që organizon podcast të shëndetit mendor të quajtur “Get Mental”, ka zbuluar gjërat që mund ta rrisin stresin në dhomën e gjumit.

“Objekte dhe elementë të caktuar mund të krijojnë stres dhe të bëjnë që trupat tanë të tensionohen dhe shtrëngohen”, ka thënë Ahrens, sipas "Insider".

1. Nuk keni vend të mjaftueshëm për gjërat

Ahrens ka thënë se mospasja e hapësirës adekuate për ruajtjen e sendeve personale, mund të çojë në rrëmujë. Rrëmuja vizuale mund ta bëjë të vështirë relaksimin.

Edhe Tri gjërat në dhomën e gjumit që mund të rrisin stresin Lifestyle Tri gjërat në dhomën e gjumit që mund të rrisin stresin

“Duke pasur hapësirë, ju i jepni mendjes një pushim”, ka thënë ajo.

Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të mos krijohet rrëmujë në dhomat ku pushojmë. Aherens thekson se duhet të hiqni qafe gjërat që nuk nevojiten më.

2. Shtrat i çrregullt

Rregullimi i shtratit është një detyrë që do t'ju japë një ndjenjë më të mirë që në fillim të ditës.

Ahrens thotë se një shtrat i çrregullt është një shembull i çorganizimit, i cili mund ta bëjë dhomën e gjumit më stresuese.

3. Rroba të shpërndara

Edhe Shmangia e stresit shkaku i dhomës së gjumit Lifestyle Shmangia e stresit shkaku i dhomës së gjumit

Gjithashtu, një grumbull rrobash të shpërndara mund të shkaktojë stres dhe një ndjenjë shtrëngimi. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që vazhdimisht të mbajmë të rregullt dhomën ku flemë ose pushojmë.

Në mënyrë që dhoma e gjumit të bëhet një oaz paqeje dhe një vend për t'u çlodhur, është e nevojshme të rregulloni shtratin, të vendosni rrobat në dollap dhe të hiqni qafe gjërat e panevojshme.