Stresi i tepërt nuk është i mirë – përveç ndjenjës së të qenit i dërrmuar, mund të çojë në probleme me gjumin, sistem të dobët imunitar, tension të lartë dhe funksion më të ulët kognitiv (që lidhet me proceset mendore të njohjes dhe të kuptuarit e gjërave). Dhe me raste, stresi kronik ose akut mund të ndikojë në lëkurën tuaj po ashtu.
Stresi është përgjigje e natyrshme ndaj kërcënimeve që pranojmë dhe mund të jetë i shëndetshëm deri në një shkallë, pasi krijon hormone të nevojshme që motivojnë njerëzit të performojnë më mirë në disa aspekte të jetës, përfshirë marrëdhëniet sociale. Nëse njerëzit përjetojnë shumë stres për shumë gjatë, hormonet mund të ngrihen dhe të nxisin sistemin imunitar të reagojë më shumë dhe ta bëjë lëkurën më të ndjeshme, sipas “Allina Health”.
Skuqjet e shkaktuara nga stresi zakonisht shkaktojnë ndezje më të mëdha që çojnë në gunga dhe kruarje. Për ata që përjetojnë çrregullime të tjera të lëkurës, si ekzema dhe të tjera, stresi mund të nxisë çrregullime ekstreme.
Derisa mund të mos e kuptoni se si stresi po ju ndikon në lëkurë, ka disa mënyra parandaluese për të shmangur skuqjet dhe çrregullimet e tjera.
Si ta heqim qafe skuqjen nga stresi?
Edhe
Si të dalloni stresin, lodhjen dhe sulmin nga nxehtësia
Trajtimi më i mirë për skuqjen nga stresi është ta parandaloni të gjithin nga fillimi, por mos krijoni panik nëse pas një dite të lodhshme pune lëkura ju fillon të kruhet.
Me skuqjen nga stresi mund të ndihmojnë teknikat e reduktimit të stresit si relaksimi, meditimi apo terapi të tjera të ngjashme, ka thënë Whitney High, profesoreshë e dermapatologjisë.
Për të lehtësuar kruarjen nga skuqja mund ta bëni një dush të ftohtë. Lauren Ploch, dermatologe, rekomandon që të shmangen edhe ushqimet e nxehta, alkooli e banjat e nxehta, që mund ta irritojnë skuqjen më shumë. Është e rëndësishme të mos e kruani lëkurën sepse mund të çojë në përhapje të baktereve.
Derisa stresi është përgjigje e natyrshme, kur bëhet i tepërt dhe fillon të ndikojë në shëndetin fizik, mund të jetë koha të ndryshoni rutinën.
Edhe
Stresi ndikon në gjithçka përreth jush
Organizata Botërore e Shëndetit rekomandon taktika për të ulur stresin, përfshirë lidhjen me miqtë dhe familjen, mbajtja e një agjende ditore që lejon kohë për vaktet ushqimore, stërvitje dhe aktivitete të tjera.
“Stresi mund të parandalohet me dietë të shëndetshme, sasi të mjaftueshme të gjumit dhe stërvitje. Po ashtu, teknikat për reduktimin e menjëhershëm të stresit si meditimi ose teknikat e frymëmarrjes mund të jenë të dobishme”, ka thënë Ploch.