Ekspertët kohëve të fundit po rekomandojnë mënyra të ndryshme për kujdes ndaj vetes.
Trisha Pasricha e cila është doktoreshë dhe kolumniste në “The Washington Post” ka ofruar disa këshilla se duhet bërë kujdes për një shëndet më të mirë.
Lëkura
Ajo ka thënë se kujdesi ndaj lëkurës është shumë i rëndësishëm, ashtu sikurse krijimi i një rutine të thjeshtë për mirëmbajtjen e saj.
Çdo mëngjes duhet pastruar fytyrën e pastaj të vendosët një krem hidratues që i përshtatet lëkurës tuaj dhe pastaj duhet vendosur një krem që mbron kundër diellit.
Në mbrëmje, Trisha ka thënë se duhet pastruar fytyrën e të vendoset krem apo serum që përmban retinoide, elemente kimike këto që parandalojnë rrudhat dhe e mbajnë lëkurën të shëndetshme e të freskët. Pas aplikimit të retinolit duhet aplikuar kremin hidratues të natës, e cila krijon një mbrojtje të mirë në lëkurë duke mos lejuar depërtimin e ndotësve të ndryshëm.

Dëgjimi
Mos kujdesi ndaj shqisës së dëgjimit mund të çojë në dëmtim të tij dhe si pasojë mund të shkaktohen gjendje psikologjike jo të mira, si depresioni e humbja e kujtesës. Sipas një studimi që është bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, persona që kanë pasur probleme me dëgjim dhe kanë vënë aparatin ndihmës për dëgjimin e tingujve, kanë pasur më pak gjasa të zhvillojnë ndonjë sëmundje të harresës, se sa ata që nuk e kanë vënë aparatin asnjëherë.
Edhe
4 këshilla për ushqim për ta mbrojtur zemrën dhe shëndetin afatgjatë

Shikimi
Shqisa e të parit është shumë më rëndësi dhe kontrollet e rregullta të syrit janë të nevojshme. Përmes analizave të të parit mund të detektohen edhe gjendje të tjera shëndetësore si për shembull sëmundja e diabetit.
Trisha ka këshilluar se sytë duhet të kontrollohen të paktën një herë në çdo dy vjet.

Kolesteroli
Tashmë dihet se ka kolesterol të mirë dhe të keq. Kolesteroli i keq mund të qojë në sëmundje të zemrës duke shkaktuar mbylljen e artereve të gjakut. Sa më mirë të qarkullojë gjaku brenda trupit aq më të shëndetshëm jemi si njerëz.
Përveç që mund të i bllokojë enët e gjakut, kolesteroli i tepërt mund të qojë në mbipeshë, gjë që shkakton probleme të ndryshme në organizëm si dhjamosja dhe dhjamosja e organeve. Është mirë që të krijohet një rutinë me ushtrime në mënyrë që dhjami të mos shtresohet në organizëm dhe të keni metabolizëm të shëndetshëm. Përveç ushtrimeve duhet kushtuar rëndësi ushqimit. Ushqimet që përmbajnë fibra janë më të mirat për shëndetin metabolik.

Tensioni i gjakut
Edhe
Pesë zakonet që bëjnë diferencë në shëndet
Tensioni i gjakut duhet kontrolluar çdo tri deri në katër vjet dhe duhet t’i kushtohet rëndësi. Tensioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë sulm në zemër, kurse ai i ulët mund të shkaktojë lodhje kronike.

Shëndeti i stomakut
Mikrobiomi që gjendet në stomak luan rol të rëndësishëm dhe mund të ndikojë në gjendjen psikologjike, gjendjen e zemrës, shtimin e peshës si dhe gjumin. Për këtë këshillohet që të konsumohet ushqim i shëndetshëm që i përshtatet organizmit tuaj.

Muskujt
Ecja është shumë me rëndësi për shëndetin. Sado pak të ecë një person do t’i ndihmojë t’i mbajë në formë muskujt.
“Krijimi i një rutine me ushtrime për çdo ditë, do të ishte gjë e mirë”, ka thënë Trisha.
Ushqimet e duhura për pastrimin e organizmit

Kolagjeni
Kolagjeni është një proteinë e cila gjendet në lëkurë, ligamente dhe eshtra.
Më kalimin e viteve trupi i njeriut fillon të mos prodhojë kolagjen të mjaftueshëm, që do të thotë se elasticiteti i lëkurës humbet dhe si pasojë shkaktohen rrudhat. Mos prodhimi i mjaftueshëm i kolagjenit ndikon për të keq edhe në fortësinë e eshtrave të njeriut që si pasojë mund të shkaktohen sëmundje të eshtrave si skolioza.
Konsumi i kolagjenit si shtesë është i rekomandueshëm në mënyrë që lëkura dhe eshtrat të qëndrojnë në elasticitetin e fortësinë e duhur.
