Nëse po humb motivimin për të ushtruar, nuk je vetëm. Edhe njerëzit më të disiplinuar e kalojnë këtë fazë. Lajmi i mirë është se motivimi nuk është diçka që ose e ke, ose nuk e ke, ai mund të ndërtohet dhe të menaxhohet me kohë, shkruan The Times.
Sipas psikologut sportiv Mike McGreary, “motivimi është një proces me të cilin mund të punosh”.
Ja disa këshilla të thjeshta që të ndihmojnë të mos dorëzohesh:
Përdor rregullin e 10 minutave
Pjesa më e vështirë është të fillosh.
Edhe
Mënyra e thjeshtë dhe efektive për përmirësimin e kujtesës
“Thuaji vetes se do të ushtrohesh vetëm 10 minuta. Fillon, ngrohesh, lëviz pak – dhe pastaj mund të ndalosh nëse do”, ka sugjeruar trajneri Benjamin Lucas.
Në shumicën e rasteve, sapo fillon, vazhdon më gjatë.
Bëje sa më të lehtë
Hiq pengesat e vogla që të ndalojnë. Përgatit rrobat e palestrës një natë më parë ose cakto një orar të njëjtë çdo ditë. Kur bëhet rutinë, ushtrimi kthehet në zakon.
Fokusohu te vetja
Mos e krahaso veten me të tjerët.
“Në vend që të shohësh të tjerët, pyet veten: a jam më mirë se muajin e kaluar?”, ka thënë eksperti Michael Betts.
Mbaj shënime për progresin tënd dhe fokusohu vetëm aty.
Ndaje stërvitjen në pjesë të vogla
Edhe
Ushtrimet fizike shpesh nuk mjaftojnë për humbje peshe
Kur lodhesh, truri shpesh “dorëzohet” para trupit. Ndaje ushtrimin në hapa të vegjël: një minutë më shumë, një seri më shumë, një kilometër më shumë. Fitoret e vogla të mbajnë në lojë.
Përgatitu për ditët pa motivim
Sipas Betts, njerëzit më të qëndrueshëm janë ata që e dinë se do të kenë ditë pa motivim, dhe përgatiten për to. Imagjino veten duke ushtruar paraprakisht, kjo ndihmon të mos dorëzohesh.
Gjej arsyen tënde të vërtetë
Nëse ushtron vetëm për të dukur mirë në pushime, motivimi nuk zgjat. Gjej diçka që të pëlqen vërtet nga procesi, edhe nëse është thjesht ndjenja e mirë pas stërvitjes.
Ndrysho rutinën
Sipas profesorit Dane Vishnubala, stagnimi është normal. Trupi ka nevojë për ndryshim. Provo një program të ri çdo disa muaj që të mos mërzitesh.
Jepi vetes fleksibilitet
Edhe
Kaq pak ushtrime ju nevojiten për të qenë në formë
“Përshtat qëllimet sipas jetës tënde. Nëse je i zënë, ndrysho planin, kjo nuk është dështim, por zgjuarsi”, ka thënë ekspertja Penny Weston.