Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Studimi tregon se 3 për qind e holandezëve ka antitrupa ndaj koronavirusit

Një studim holandez për dhuruesit e gjakut ka gjetur se rreth tre për qind e njerëzve kanë zhvilluar antitrupa ndaj koronavirusit të ri, kanë thënë autoritetet e shëndetësisë të enjten, një indikacion se sa për qind e popullatës në Holandë mund të ketë pasur tashmë sëmundjen.

Kreu i Institutit Kombëtar për Shëndetësi (RIVM), Jaap van Dissel, ka zbuluar rezultatin gjatë një debati në parlament.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ky studim tregon se rreth 3 për qind e popullatës në Holandë ka zhvilluar antitrupa kundër koronavirusit”, ka thënë Van Dissel. “Ju mund të kalkuloni këtë, janë qindra-mijëra njerëz”, në shtetin me 17 milionë banorë.

Janë rreth 28 mijë raste të konfirmuara me koronavirus në Holandë, por vetëm të sëmurët dhe punonjësit shëndetësorë po testohen.

Shërbimi për dhurimin e gjakut ka njoftuar se do të testojë 10 mijë njerëz nga 19 marsi.