Njerëzit që jetojnë me Covid për një kohë të gjatë pasi janë shtruar në spital kanë më shumë gjasa të shfaqin disa dëmtime në organet kryesore, sipas një studimi të ri.
Skanimet MRI zbuluan se pacientët kishin tre herë më shumë gjasa të kishin disa anomali në organe të shumta si mushkëritë, trurin dhe veshkat.
Studiuesit besojnë se ka një lidhje me ashpërsinë e sëmundjes, shkruan BBC.
Shpresohet që studimi në Mbretërinë e Bashkuar do të ndihmojë në zhvillimin e trajtimeve më efektive për Covidin afatgjatë.
Studimi, i botuar në Lancet Respiratory Medicine, shqyrtoi 259 pacientë të cilët u sëmurën aq shumë nga virusi sa u shtruan në spital.
Pesë muaj pasi u liruan, skanimet MRI të organeve të tyre kryesore treguan disa dallime domethënëse në krahasim me një grup prej 52 personash që nuk kishin pasur kurrë Covid.
Ndikimi më i madh u pa në mushkëri, ku skanimet kishin 14 herë më shumë gjasa të tregonin anomali.
Skanimet MRI kishin gjithashtu tre herë më shumë gjasa të tregonin disa anomali në tru - dhe dy herë më shumë në veshka - në mesin e njerëzve që kishin pasur Covid të rëndë.
Nuk kishte ndonjë ndryshim domethënës në shëndetin e zemrës apo mëlçisë.