Njerëzit që u diagnostikuan me grip sezonal po priren të kenë probleme shëndetësore afatgjate, të ngjashme me ato të Covidit të gjatë, raporton The Guardian.
Përderisa simptomat e tejzgjatura nga gripi po lënë më shumë pasoja në mushkëri sesa Covidi i tejzgjatur, një studim ka zbuluar se në të dy rastet është shfaqur rreziku për jetë dhe se kjo po ndodh pas kohës kur kalohet gripi.
“Është shumë e qartë se gripi i gjatë është më i keq se sa gripi, e edhe Covidi i gjatë është më i keq se sa Covidi”, ka thënë Ziyad Al-Aly epidemiolog në Universitetin e Washingtonit, drejtor i studimit.
Ai u shty ta bëjë këtë studim pasi pa se njerëzit po kalonin nëpër periudha të rënda shëndetësore pasi e kishin kaluar Covidin.
Ai i ka studiuar për 18 muaj simptomat e pacientëve që ishin diagnostikuar me grip, ata me grip të gjatë e edhe ata me covid dhe covid të gjatë. Gjatë analizimit të simptomave doktori zbuloi se pacientët me grip të gjatë dhe ata me covid të gjatë kishin shumë më shumë probleme të ndryshme shëndetësore afatgjate duke përfshirë ato në sistemin e organeve kryesore të trupit.
Studimi u publikua në “Lancet Infectious Diseases” dhe vërtetoi se simptomat më afatgjate u gjetën tek mushkëritë dhe u shfaqën si kollitje e vështirësi në frymëmarrje. Përveç këtyre pacientët kishin problem edhe me lodhje konstante, probleme kardiovaskulare, probleme gastrointestinale, neurologjike si dhe probleme të tjera me organet e tjera.
Edhe
Gripi sezonal si Covid-19
Mjekët kanë bërë thirrje për kujdes sepse, sipas tyre, njerëzit po mendojnë se po e kryejnë sëmundjen kur po dalin nga spitali. Por ajo që u zbulua në studim është se problemet tek atëherë po fillojnë të shfaqen në organizëm.
“Disa njerëz po përfundojnë me probleme serioze afatgjata shëndetësore. Ne duhet të zgjohemi ndaj këtij realiteti dhe të ndalojmë banalizimin e infeksioneve virale dhe të kuptojmë se ato janë faktorët kryesorë të sëmundjeve kronike”, ka thënë Al-Aly.
Ai gjithashtu ka thënë se tani për tani është shumë me rëndësi që të parandalohet shkuarja në spital duke marrë vaksinat kundër gripit dhe ata që kanë Covid duhet të marrin ilaçe antivirale.
-
Simptomat e gjata pas COVID-it janë unike, zgjasin më shumë se ato të gripit e pneumonisë
-
Studimi i ri: Gati çdo i dhjeti person në Angli mund të ketë Covid të gjatë
-
Sezoni më i rëndë i gripit në 15 vjet – pse ndodh dhe si të mbroheni?
-
Studimi: Shumica e adoleshentëve shërohen nga Covidi i gjatë pas dy vjetëve