Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Stresi dhe thinjat e flokëve – si mund ta riktheni ngjyrën e tyre?

stres

Çfarë tregoi studimi në lidhje me stresin, thinjen dhe kthimin e ngjyrës? (Foto-ilustrim)

Flokët e thinjura, janë një shenjë e dukshme e plakjes, që prej kohësh është lidhur me stresin e tepërt. Por deri më sot kjo teori ka qenë e vështirë të provohet.

Përcaktuesi kryesor i ngjyrës së lëkurës është melanina, që gjendet gjithashtu edhe tek flokët dhe sytë. Ndërkohë që melanina bie, ngjyra e flokëve humbet dhe fijet e flokut bëhen gri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por para se flokët të dalin nga skalpi, ato rriten nën lëkurë në gjëndra nga ku marrin sinjale kimike dhe elektrike, përfshirë edhe sinjale nga hormonet e stresit.

Sapo këto sinjale shfaqen, qimet ngurtësohen dhe struktura e tyre molekulare ruhet dhe pasqyrohet në pigmentin e tyre.

Në ditët e sotme falë zhvillimit të teknologjisë, shkencëtarët mund të zbulojnë edhe ndryshimet e vogla të ngjyrës në fijet e flokëve të njeriut. Kjo bëhet duke përdorur skanera me rezolucion të lartë.

Studimi kreu lidhjen midis stresit dhe thinjes, gjithashtu u zbulua edhe se si reduktimi i stresit ndikoi pozitivisht në kthimin e ngjyrës së flokëve.

Çfarë tregoi studimi në lidhje me stresin, thinjen dhe kthimin e ngjyrës?

Rezultatet e këtij studimi ishin mbresëlënëse! Gjatë këtij studimi u vu re se tek vullnetarët që kishin më shumë stres, numri i thinjave ishte më i lartë se tek ata me më pak stres.

Dhe kur stresi u lehtësua, flokët e tyre morën sërisht ngjyrë, thotë Martin Picard, i cili drejtoi kërkimin.

Ata zhvilluan një model matematikor për të parashikuar se çfarë mund të ndodhë me flokët e njeriut me kalimin e kohës.

Dhe sugjerojnë se ekziston një pikë në jetën e një personi kur stresi mund të shkaktojë përkohësisht humbjen e ngjyrës. Megjithatë ngjyra mund të rikthehet nëse stresi lehtësohet.

Këto zbulime i shtohen provave në rritje që tregojnë se plakja nuk është një proces biologjik linear, por ajo mund të ndalet ose edhe të kthehet përkohësisht.

Pra është e mundur që flokët gri një ditë mund të kthehen në ngjyrën e mëparshme, me një vizitë në zyrën e mjekut në vend të sallonit të flokëve./AgroWeb.org